Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Prishtinë 31 dhjetor 2020
 
 U.d. drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti i shoqëruar nga stafi i lartë menaxhues, priti në një takim zyrtar Dr. Valbon Krasniqin u.d. drejtori i përgjithshëm i SHSKUK -së, i cili po ashtu ishte i shoqëruar nga stafi i tij.
 
Qëllimi i këtij takimi ishte i karakterit falënderues për bashkëpunimin e ndërsjellë të treguar në mes të dy institucioneve, i cili ka rezultuar në interesin e përgjithshëm të sigurisë së qytetarëve dhe shëndetit publik.
 
Me këtë rast u.d. drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti, ndau nga një ”Letër falënderim” për Dr. Valbon Krasniqin u.d. drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Prof Ass. Dr. Agreta Gecajn – Gashin, antare e bordit të SHSKUK së, anesteziologe – intensiviste dhe Dr. Shaqir Uka u.d shef i mjekimit intensive qendror të cilët njëkohësisht kanë trajtuar dhe mjekuar edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.
 
Z. Mehmeti përmes letër falënderimit u shprehu mirënjohje për përkushtimin profesional dhe efikasitetin e dëshmuar në mbështetje të Policisë së Kosovës, duke vlerësuar lart angazhimin dhe kontributin e dhënë në shërim ndaj zyrtarëve policorë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje