Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Samedin Mehmeti ishte mikpritës i takimit me drejtorin e INL-së, z. Shawn Waddoups dhe atasheun e DOJ-ICITAP, znj. Kimberly Riffe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara. Qëllimi i takimit ishte dhurimi i pajisjeve mbrojtëse personale (PPE) për të ndihmuar në mbrojtjen e zyrtarëve të policisë gjatë pandemisë dhe pajisjeve të teknologjisë së avancuar për luftimin e krimit në Kosovë.
Në lidhje me këtë, Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, z. Mehmeti falënderoi z. Waddoups dhe znj. Riffe dhe përmes tyre, qytetarët e SH.B.A.-së dhe taksapaguesit për këtë donacion, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Policia e Kosovës merr nga Qeveria e SH.B.A.-së. Gjithashtu, z. Mehmeti theksoi se pajisjet e dhuruara do ta lehtësojnë punën e zyrtarëve të policisë në luftimin e krimit.
Drejtori i INL-së, Z. Waddoups vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm që ata kanë me PK-në, ndërsa siguroi që mbështetja e tyre do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai theksoi se nevojat e tjera për asistimin për Policinë e Kosovës do të identifikohen në të ardhmen, dhe në këtë mënyrë, ne do të ruajmë partneritetin në mes të dy palëve.
—-
Today, the General Director of the Kosovo Police, Mr. Samedin Mehmeti hosted a meeting with U.S. Embassy INL Director Mr. Shawn Waddoups, and DOJ-ICITAP Attache Ms. Kimberly Avery Riffe. The purpose of the meeting was the donation of personal protective equipment (PPE) to help safeguard police officers during the pandemic and advanced technology equipment for combatting crime in Kosovo.
In this regard, the General Director of the KP Mr. Mehmeti thanked Mr. Waddoups and Ms. Riffe and through them, the US citizens and taxpayers for this donation, as well as for the continuous support that the Kosovo Police receives from the US government. Also, Mr. Mehmeti stressed that the donated equipment would facilitate the work of police officers in fighting crime.
The director of INL Mr. Waddoups praised the ongoing cooperation they have with the KP, while assuring that their support will continue in the future. He stressed that other needs for assistance to the Kosovo Police will be identified in the future, and in this way, we will maintain the partnership between the two sides.
+6
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje