Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

“Me datën 1 prill 2021, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së, Policia e Kosovës pranoi një donacion të çmueshëm nga misioni Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian – OSBE.
Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike (OSBE) z. Edward Anderson, shprehu kënaqësinë e tij për të qenë pjesë e ekipit ku ofrohen donacione për PK-në dhe potencoi se bashkëpunimi reciprok do të vazhdojë edhe më tej.
Donacioni i ofruar për Policinë e Kosovës përfshinë: kompjuterë, printerë, fotokopjues, panele informuese, laptopë dhe paisje të tjera . Nga përfaqësues të Policisë së Kosovës u vlerësua se pajisjet e dhuruara do të ndimojnë Policinë e Kosovës në ngritjen e cilëlisë në punë, ndihmojnë organizimin dhe mbajtjen e mësimit nga distanca , përmes platfomave elektronike si dhe rritjen e efikasitetit të punës policore dhe transparencës në përgjithësi.”
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-23
1
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
34
Aksidentet Pa te Lenduar
2119
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
28
Arrestime
11
Ne Mbajtje