Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Më 26.05.2021, në shkollën fillore “Ibrahim Banushi’’ në Lipjan, Policia e Kosovës, respektivisht Sektori për Dhunë në Familje dhe Njësiti i Komunitetit nga Stacioni Policor në Lipjan, në kuadër të aktiviteteve parandaluese, ka mbajtur ligjërata për dhunën në familje dhe dhunën ndaj fëmijëve. Ligjëratat janë organizuar me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimit të nxënësve për këtë dukuri shqetësuese. Në këtë ligjëratë kanë marrë pjesë 64 nxënës të klasave VIII dhe të IX të cilët janë njoftuar për dhunën në familje si dukuri, llojet e saj, pasojat që shkakton, pastaj me detyrat dhe përgjegjësitë e Policisë së Kosovës si dhe format dhe mënyrën e raportimit të rasteve të dhunës në familje në Polici.
Kjo ligjëratë është mirëpritur nga nxënësit dhe stafi i shkollës dhe se prezantimi ka zgjuar kurreshtjen e pjesëmarrësve ku edhe u parashtruan një numër i konsiderueshëm i pyetjeve në lidhje me dukurinë e dhunës në familje.
Policia e Kosovës ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve, mos të heshtin por të raportojnë dhunën në familje në numrat e saj pa pagës; 192, 080019999, mirëpo edhe në adresat elektronike [email protected], dhe aplikacionin mobil “Lajmëro Policinë”, sepse vetëm duke bashkëpunuar që të gjithë së bashku mund të kontribuojmë në parandalimin e dukurive negative në shoqëri.
Në fund të ligjëratës për pjesëmarrësit janë shpërndarë fletushka vëtëdijësuese për dhunën në familje.
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-22
0
Aksidentet Fatale
22
Aksidentet Me te Lenduar
41
Aksidentet Pa te Lenduar
2181
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
19
Arrestime
9
Ne Mbajtje