Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Më 31.05.2021, në shkollën fillore ,, Agim Ramadani’’ në fshatin Zheger Gjilan, Policia e Kosovës, respektivisht Sektori për Dhunë në Familje dhe zyrtarë policorw nga njësiti i dhunës ne familje të stacionit policor në Gjilan, në kuadër të aktiviteteve parandaluese ka mbajtur ligjërata për “Dhunën në familje dhe dhunën ndaj fëmijëve”, me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimit të nxënësve për këtë dukuri shqetësuese. Në këtë ligjëratë kanë marr pjesë nxënës të klasave VI gjerë të IX dhe ata janë njoftuar me dhunën në familje, llojet e saj, pasojat që shkakton kjo dukuri, pastaj me detyrat dhe përgjegjësit e Policisë së Kosovës si dhe format dhe mënyrën e raportimit të rasteve të dhunës në familje në Policinë e Kosovës.
Kjo ligjëratë është mirëpritur nga nxënësit dhe stafi i shkollës dhe se prezantim kanë zgjuar kureshtjen e pjesëmarrësve ku edhe u parashtruan një numër i konsiderueshëm i pyetjeve në lidhje me dukurin e lartcekurë.
Policia e Kosovës ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve, mos të heshtin por të raportojnë dhunën në familje në numrat e saj pa pagës; 192, 080019999, mirëpo edhe në adresat elektronike [email protected], dhe aplikacionin mobil “Lajmëro Policinë”, sepse vetëm duke bashkëpunuar që të gjithë së bashku mund të kontribuojmë në parandalimin e dukurive negative në shoqëri.
Ne fund të ligjëratës për pjesëmarrës janë shpërndarë fletushka vëtëdijësuese për dhunën në familje.
May be an image of 1 person, sitting, standing dhe E brendshme
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-23
1
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
34
Aksidentet Pa te Lenduar
2119
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
28
Arrestime
11
Ne Mbajtje