Sot, më 4 qershor 2021, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, drejtori i përgjithshëm z. Samedin Mehmeti, u ndau mirënjohje 23 zyrtarëve të Policisë së Kosovës për përkushtimin dhe punën profesionale lidhur me operacionin policor “Dërgesa e kontrolluar”, që është zhvilluar në bashkëpunim ndërkombëtar në mes 3 (tri) shteteve: Kosovë–Itali–Shqipëri.
Ky bashkëpunim ka filluar prej shkëmbimit të informacioneve në kohë reale, hetimit duke realizuar operacionin e përbashkët që ka rezultuar me konfiskimin e 400 kilogramëve narkotikë të llojit kokainë dhe me arrestimin e shtatë (7) personave të dyshuar, më 17 maj 2021, në Lipjan.
Drejtori i Përgjithshëm, z. Mehmeti e vlerësoi lart angazhimin dhe kontributin e këtyre zyrtarëve dhe në të njëjtën kohë u uroi suksese të mëtutjeshme në punë.