Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Prishtinë, 11 qershor 2021
Policia e Kosovës përmes videos të publikuar në mediat online ka pranuar informatën se më datë 10.06.2021 një pjesëmarrës në trafik, në rrugën nacionale Prishtinë- Mitrovicë ka kryer kundërvajtje rrugore duke bërë tejkalim në vijën e plotë si dhe në rrugë kanë qenë duke u zhvilluar punime. Njësiti policor menjëherë ka ndërmarr veprimet e nevojshme për identifikimin e saktë të kundërvajtësit, me ç’rast edhe i është shqiptuar tiketa sipas ligjit mbi kundërvajtjet në trafik.
Policia e Kosovës falënderon mediat për bashkëpunimin e treguar dhe kontributin e dhënë në parandalimin e kundërvajtjeve dhe njëkohësisht apelon për pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut, për një siguri më të madhe në trafik.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje