Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Prishtinë 05 korrik 2021,
Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i PK-së, z.Fehmi Hoti, i shoqëruar nga menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës, pritën në takim zyrtar kontingjentin e KFOR-it amerikan të kampit Bondsteel të cilët përfundojnë misionin e tyre në Kosovë, si dhe zyrtarët amerikan të cilët fillojnë misionin e tyre në kontingjentin e KFOR-it në Bondsteel.
Në shenjë mirënjohjeje për përkrahjen dhe bashkëpunimin e ndërsjellë, Policia e Kosovës i ndau mirënjohje komandantit të kontingjentit dhe zyrtarëve të cilët përfundojnë misionin e shërbimit të tyre në Kosovë, të cilët po ashtu në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e treguar ndanë mirënjohje për menaxhmentin e lartë të Policisë së Kosovës.
Bashkëpunimi, shkëmbimi i përvojave dhe puna profesionale e përbashkët në mes të Policisë së Kosovës dhe kontingjentit të KFOR-it amerikan, rezultoi me shkëmbimin e mirënjohjeve zyrtare në mes veti si dhe me zotimin për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
9 197
Personat e arritur
387
Angazhimet
Promovo postimin
155
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-23
1
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
34
Aksidentet Pa te Lenduar
2119
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
28
Arrestime
11
Ne Mbajtje