Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sot, më datën 2 gusht 2021, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Samedin Mehmeti me bashkëpunëtorë, priti ambasadorin e Gjermanisë, shkëlqesinë e tij z. Joern Rohde. Republika e Gjermanisë, përmes ambasadës së saj në Kosovë në vazhdimësi ka përkrahur Policinë e Kosovës, me ç’rast sot Policisë së Kosovës iu dhurua donacion me pajisje personale mbrojtëse për t’u mbrojtur nga pandemia me virusin COVID 19 si: maska mbrojtëse, maska njëpërdorimëshe, desinfektues me sasi të ndryshme si dhe veshje mbrojtëse njëpërdorimëshe.
Policia e Kosovës është gjithmonë mirënjohëse për ndihmën e ofruar nga partnerët tanë dhe e falënderon Ambasadën Gjermane për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme në fusha të ndryshme të sigurisë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje