Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës, Njësia rajonale e komunikacionit rrugor, së bashku me stacionet policore të Drejtorisë rajonale në Gjakovë prej datës 26.05.2021, deri me datë 26.09.2021, është angazhuar në zbatimin e planit operativ “Siguria në Trafikun Rrugor 2021” , duke ndërmarr masat e duhura preventive, vetdijësuese dhe ndëshkuese ndaj kundervajtësve të ndryshëm në rrugë dhe janë shqiptuar gjithsejt tetëmbdhjetë mijë e njëqind e tridhjetë (18130) gjoba të trafikut.
Prioritet në Planin Operativ “Siguria në trafikun rrugor” kanë qenë dhe janë kundervajtjet si: Alkooli, “Përdorimi i telefonit”, Tejkalimet e parregullta, Shpejtësia e tejkaluar, Mos vendosja e rripit të sigurisë dhe kundervajtjet tjera.
– Deri në këtë fazë janë konfiskuar rreth 1000 patentë shoferi si masë mbrojtëse
– Për Tejkalim të shpejtsisë janë shqiptuar 4100 gjoba,
– Tejkalimet në vendet e ndaluara dhe kolonat e mjeteve janë shqiptuar gjithsejt 542 gjoba,
– Për Përdorim të telefonit mobil janë shqiptuar, gjithsej 1470 gjoba,
– Për mos vendosje të rripit të sigurisë janë shqiptuar 3929 gjoba,
– Për Drejtim të mjetit pa patent shofer dhe kategori përkatëse janë shqiptuar 687 gjoba,
-Për Drejtim të mjetit nën ndikim të alkoolit gjithsejt 246 gjoba,
– Drejtim i mjetit pa regjistrim janë shqiptuar gjithsejt 747 gjoba
– Dhe kundervajtje të ndryshme sipas ligjit në fuqi.
Aksidentet nëpër rrugët tona mbeten ende shqetësuese, andaj respektoni rregullat që dalin nga ligji i trafikut për parandalimin e humbjes së jetëve njerëzore si pasojë e pakujdesisë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje