Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit me aktivitet për sensibilizimin e qytetareve të të gjitha komuniteteve për aplikim në konkursin që pritet të hapet së shpejti për zyrtarë policor. Këtë radhe takimi është mbajtur në kuadër të punëtorisë së organizuar nga OSBE-ja në Mamushë.
Tema e kësaj punëtorie ishte të inkurajoj femrat të behën pjesë e policisë së Kosovës. Të rinj dhe të reja nga komunitetit Turk dhe Rom kanë shprehur interesim dhe kanë kërkuar sqarime në lidhje me udhëzimet për aplikim.
Nga OSBE-ja ka prezantuar z.Edward Anderson, drejtor i drejtorisë për siguri publike pranë OSBE-së, Toger Shaban Osmanollaj, zëdhënes nga drejtoria rajonale e policisë në Prizren dhe Toger Enis Orqusha, komandanti i stacionit policor në Mamushë.
Takimi është realizuar edhe me mbështetje, iniciativën dhe përkrahjen nga Departamenti për Burime Njerëzore nga DPP Prishtinë. Aktiviteti është përcjelle edhe nga media lokale.
Me takime të tilla do të vazhdohet edhe në ditën në vijim në komunën e Dragashit.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje