Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Bazuar në Planin Operativ ,,Siguria në Shkolla”, me kërkesë nga drejtoria e shkollës së mesme ,,Ruzhdi Berisha”, me aprovimin e drejtorit të DKA-së, në koordinim me drejtorinë rajonale të policisë në Prizren, zyra e Komunitetit të stacionit policor në Dragash, ka mbajtur ligjëratë për masat e ndërmarra për sigurimin e një ambienti të sigurt në shkollat e komunës së Dragashit, në aspektin e sigurisë fizike edhe në aspektin e sigurisë nga ,,Vetëdijesimi mbi rreziqet e lëndëve Narkotike”, ligjërata të mbajtura për nxënësit e klasës 11-të.
Në këtë ligjërate kishin marrë pjesë nxënësit duke marrë dijeni për temat nga: ” Dokumentari për Vetëdijesim mbi rreziqet e lëndëve Narkotike dhe pasojat shëndetësore, shoqërore dhe ligjore”.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje