Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Mitrovicë e Jugut, 05 maj 2026
Përveç angazhimeve të përditshme në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, një ndër prioritetet kryesore të Policisë në Rajonin e Mitrovicës së Jugut mbetet siguria në trafik. Në kuadër të këtyre angazhimeve, njësitet policore kanë realizuar kontrolle të shtuara në trafikun rrugor,me fokus parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në trafik.
Si rezultat i këtyre veprimeve, gjatë muajit prill janë shqiptuar mbi (4200) gjoba për kundërvajtje ndër to janë shqiptuar masa mbrojtëse te parapara me ligj, sekuestrim i përkohshëm i 43 patentë shoferëve dhe sekuestrim i përkohshëm i 50 automjeteve. Gjithashtu janë sekuestruar 42 motoçikleta, skutera dhe trotineta.
Nga numri i përgjithshëm i gjobave, kundërvajtjet që kanë dominuar, janë evidentuar:
🚗⚠️ Mosrespektim i shpejtësisë: 1958
🅿️🚫 Parkime të pa rregullta: 1005
🚗🪟 Xhamat të errësuar: 256
🚗📄❌ Drejtimi i mjetit pa Patentë Shofer: 148
📱🚗 Përdorimi i telefonit: 64
⛑️🏍️ Mos vendosja e helmetës mbrojtëse: 40
Policia, mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe apelon tek pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje