Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

8 Marsi nuk është vetëm lule! Është zë, barazi, fuqizim dhe simbol për ndalimin e dhunës ndaj grave

Me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Policia e Kosovës, Drejtoria për Parandalimin dhe Hetimin e Dhunës në Familje ka realizuar projektin sensibilizues “ 8 Marsi nuk është vetëm lule!”, i cili është realizuar në të gjithë vendin nga të gjitha stacionet policore.
Në kuadër të aktivitetit janë përgatitur dhe vendosur postere sensibilzues në objektet policore, objekte publike, qendra tregtare dhe lokacione të tjera me frekuentim të lartë të qytetarëve. Gjithashtu janë realizuar aktivitete ndërvepruese me qytetarët, përfshirë shpërndarjen simbolike të luleve për gra dhe vajza, si dhe publikimi i mesazheve vetëdijësuese në ekranet në qendra tregtare, me mesazhin;
“8 Marsi nuk është vetëm lule! Është zë, barazi, fuqizim dhe simbol për ndalimin e dhunës ndaj grave.”
Këto iniciativa kanë për qëllim të rrisin ndërgjegjësimin shoqëror për respektimin e dinjitetit dhe të drejtave të grave, si dhe të inkurajojë qytetarët që të raportojnë çdo rast të dhunës. Përmes këtij aktiviteti theksohet se respektimi i të drejtave të grave dhe luftimi i dhunës nuk kufizohet vetëm në një ditë simbolike, por mbetet një angazhim i vazhdueshëm gjatë 365 ditëve të vitit.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe trajtimin profesional të rasteve të dhunës, duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët dhe institucionet përkatëse për ndërtimin e një mjedisi më të sigurt dhe më të barabartë për të gjithë, me mesazhin:
Çdo zë kundër dhunës është një hap më afër një shoqërie më të drejtë dhe më të sigurt për të gjithë.





Mund të jetë një imazh i fshirëse këpucësh në hyrje dhe teksti
Mund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i ndriçimi, matës parkimi dhe teksti

Mund të jetë një imazh i lule gruri dhe teksti

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje