Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohen dy pistoleta

Suharekë, 07 gusht
Rreth 30 minuta pas mesnate janë dëgjuar krisma nga arma e zjarrit që vinin nga fshati Peçan i Suharekës. Posa është kompletuar informacioni, policia ka reaguar me ç’rast ka identifikuar shtëpinë nga oborri i së cilës ishte shtënë dhe më pas ka komunikuar me të dyshuarin i cili i kishte thënë policisë se ai kishte ne posedim dy pistoleta me gaz dhe 42 fishekë të cilat i ka dorëzuar. Në cilësi të provës materiale janë mbledhur pesë gëzhoja. Është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që i dyshuari të ndiqet penalisht sipas procedurës së rregullt. 

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje