Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Shpend Maxhuni priti në takim znj. Katie Bay atashe rajonal i Departamentit të Hetimeve të Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve

Sot me datën 06.03.2018 drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Shpend Maxhuni priti në takim znj. Katie Bay atashe rajonal i Departamentit të Hetimeve  të Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, me seli në Vjenë të Austrisë.

Znj. Bay falënderoi drejtorin e Përgjithshëm z. Shpend Maxhuni për ndihmën dhe bashkëpunimin policor të ofruar nga Policia e Kosovës në hetimin e një rasti me karakter ndërkombëtar.

Në takim znj. Bay ritheksoi  mbështetjen e vazhdueshme për Policinë e Kosovës ndërsa drejtori Maxhuni e falënderoi për ndihmën e vazhdueshme në avancimin e kapaciteteve të PK-së.

 

Me respekt

 

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje