Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vdes një person në aksident trafiku

Prishtinë, 11 mars 2020 – Sot rreth orës 07:00, në rrugën Ferizaj -Prishtinë, saktësisht në fshatin Qallapek, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit BMW X5 dhe një këmbësore, e cila, nuk ka mundur tu përballoj plagëve të shkaktuara nga aksidenti dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje.

Ngasësi i automjetit, është shoqëruar në stacion policor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës (femër) është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje