Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Kryhet një operacion bastisjeje sekuestrohen armë zjarri dhe substancë narkotike

Prishtinë, 01 shkurt 2021 – Drejtoria rajonale e policisë së Prishtinës ka ngritur prezencën policore dhe riorientuar shpërndarjen në terren me qëllim mbulimin e secilës zonë në funksion të parandalimit të rasteve kriminale dhe kapjen e të dyshuarve për rastet e tilla.
Kjo prezencë është plotësuar edhe me veprime dhe masa operative specifike me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e treguesve të zbulimit, ngritjen e nivelit të sigurisë si dhe mbajtjen e komunitetit tonë të sigurt dhe larg dukurive kriminale.
Në këtë kuadër, pas marrjes së informacioneve të rëndësishme në rrugë operative, sot në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë, policia ka kryer një operacion bastisjeje i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e;
– Dy revole të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm,
– Njëqindenjëzetetre copë fishek të kalibrave të ndryshëm,
– Një sasi e konsiderueshme e substancës së dyshuar (dyshohet të jetë Kanabis) si dhe,
–  Pjesë të ndryshme të armëve (dyshohet të jenë përdorur për modifikim armësh)
Pas përfundimit të bastisjes, të dyshuarin;
• A. M, mashkull, 58 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
policia e ka shoqëruar për në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës dhe substancave psikotrope & analoge dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje