Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ndalohen dy persona të cilët tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin me kamionët e tyre përplot me mallra

Prishtinë, 11 prill 2021
Me datë 10.04.2021 Policia e Kosovës (PK), në këtë rast njësia policore kufitare gjatë patrullimit të tyre në fshatin Vracevo të Leposaviqit, ka vërejtur disa kamion të cilët në rrugë ilegale kanë tentuar që ta kalojnë kufirin.
Pas ndalimit të tyre, njësiti policor gjatë kontrollit ka vërejtur se dy kamionët e ndaluar ishin të ngarkuar me mallra (perime), në sasi prej rreth 18.400 kg domate dhe rreth 710 kg speca.

Policia e Kosovës sipas procedurave të parapara, dy kamionët me mallra i ka dërguar në terminalin doganor, për të vazhduar me procedura të mëtejme.

Pas intervistimit të personave të dyshuar, me urdhër të prokurorit kompetent të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

Bashkangjitur keni foto të mjeteve transportuese të ngarkuara me mallra.

 

Statstikat e përgjithshme: 2025-05-23
1
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
34
Aksidentet Pa te Lenduar
2119
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
28
Arrestime
11
Ne Mbajtje