Policia e Kosovës (PK), Njësitet Policore Sektoriale, gjatë realizimit të aktiviteteve policore në terren, më 26 maj 2021 në orët e paradites, kanë vizituar Shkollën Fillore “Vesel Muji” paralelen e ndarë ne fshatin Bresalc të Gjilanit.
Zyrtarët policorë kanë zhvilluar biseda të përgjithshme me nxënës dhe personelin mësimorë, ku ka dominuar tema e sigurisë në shkolla dhe tema tjera rreth sigurisë së përgjithshme.