Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në dy raste policia në Prizren sekuestron arme ne pronësi ilegale

Prizren, 28 maj 2021
Policia në Prizren gjatë realizimit të detyrave gjeti dhe sekuestroi dy armë në pronësi ilegale. Në rastin e parë zyrtarët patrullues ndaluan një automjet për kontroll në rrugën Prizren-Vermice, gjatë kontrollit policët gjeten në pronësi ilegale një arme të tipit revole Bereta si dhe 16 fishek kalibër 9mm.
Me këtë rast u procedua penalisht i dyshimti D. K i lindur në vitin 1995, rasti po vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.
Në rastin e dyte patrulla policore u informua se në rrugën “Wesli Clark”, në Prizren, një person i dyshimtë kishte kanosur një qytetarë duke ja drejtuar armën e mbushur. I dyshimti u arrestuan nga Njësia e Reagimit të Shpejte të policisë, ku gjatë kontrollimit ju gjete një armë e tipit revole dhe 6 fishek të cilët i posedonte i dyshimti.
Përveç kanosjes dhe mbajtjes ilegale të armës i njëjti rezultonte edhe nën ndikim e alkoolit me 1.61 promil.
Pasi u informua prokurori i Shtetit i dyshimti R.B i lindur në vitin 1982 u ndalua në mbajte në afat prej 48 orë. Me rastin po merren njësia e hetimeve në Prizren.
Statstikat e përgjithshme: 2025-06-20
0
Aksidentet Fatale
22
Aksidentet Me te Lenduar
48
Aksidentet Pa te Lenduar
2027
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
18
Arrestime
9
Ne Mbajtje