Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Mitrovicën e Jugut me aktivitete të ndryshme në shënim të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

Mitrovicë, 1 qershor 2021
Në shënim të 1 Qershorit “Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve‘, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut gjatë ditës së sotme janë zhvilluar aktivitet të ndryshme në shënim të kësaj dite.
Aktivitete të përbashkëta janë zhvilluar me fëmijë, nxënës përfaqësues të OJQ-ve, shoqërisë civile, zyrtarë komunalë të Mitrovicës dhe mediat lokale.
Për rëndësinë dhe shënimin e kësaj dite pjesë e aktiviteteve të sotme ishte edhe drejtori rajonal i Policisë kolonel Afërdita Mikullovci me ç’rast me grupet e fëmijëve u bashkëbisedua dhe u promovuan vlerat univerzale të të drejtave të fëmijëve dhe njëherit zotimet e Policisë për respektim dhe mbrojte të fëmijëve.
Fëmijët gjatë aktiviteteve patën mundësinë që së bashku me zyrtarë policorë të shpërndanin broshura të ndryshme në shënim të kësaj dite si dhe të njihen për së afërmi me punën dhe detyrat policore në fushën e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.
Ndërkaq fëmijët përmes punimeve dhe imagjinatës së tyre duke shkruar mesazhe dhe pikturuar shprehnin të drejtat dhe rolin e tyre në shoqëri për sensibilizim dhe mosabuzim me fëmijë.
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-23
1
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
34
Aksidentet Pa te Lenduar
2119
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
28
Arrestime
11
Ne Mbajtje