Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës, për të zbatuar strategjinë ‘Policia e Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimi në Bashkësi’ , me theks ‘Siguria në shkolla’ ka mbajtur takim me Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Gjilanit
Më, 8 qershor 2021, është mbajte takim nga zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan, Stacionit Policorë Gjilan, me zyrtarë nga Drejtoria Komunale e Arsimit Gjilan. Në këtë takim ishin të ftuar edhe drejtorët e shkollave të mesme të ulëta dhe të larta të Gjilanit dhe këshillat e prindërve. Qëllimi i takimit ishte ‘Siguria në shkolla’ dhe ngritja e bashkëpunimit polici-institucionet komunale te arsimi.
Policia e Kosovës në kuadër të kësaj strategjie me theks të veçantë është duke i kushtuar rëndësi të veçantë ‘Sigurisë në shkolla’. Policia e Kosovës bashkë me drejtorët e shkollave, arsimtarët, pedagog, këshillat e prindërve, Komitetet Lokale për Siguri dhe mekanizmat tjerë të sigurisë do të punojnë në parandalimin e rasteve dhe veprave penale.
Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Gjilan dhe të pranishmit tjerë falënderuan Policinë e Kosovës për ndihmën që u afrohet në parandalim dhe luftim të rasteve delikuente dhe theksuan se si rezultat i bashkëpunimit me Policinë e Kosovës dhe falë angazhimit të oficerëve policorë numri i rasteve kriminale nëpër shkollat e Gjilanit në tri vitet e fundit është dukshëm ma i vogël.
Policia e Kosovës është e përkushtuar që gjithmonë të jetë aty ku kërkohet ndihma jonë, për krijimin e një ambienti të qetë për të gjithë.
Statstikat e përgjithshme: 2025-07-02
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
47
Aksidentet Pa te Lenduar
2386
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje