Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës, organizon punëtori me forumet lokale të sigurisë në bashkësi

Drejtoria e Policimit në Bashkësi në kuadër të aktiviteteve së bashku me forumet për siguri në bashkësi, më 30 qershor 2021, ka mbajtur një punëtori më temën “Parandalimi i ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm përmes aktiviteteve të policimit në bashkësi”.
Kjo punëtori është mbajtur në mbështetje nga OSBE-ja, pjesëmarrës të këtij aktiviteti ishin anëtaret e Këshillave për Siguri në Bashkësi nga komuna e Prizrenit dhe komuna e Gjakovës.
Të pranishmit u informuan për strategjinë kundër terrorizmit dhe procesin e radikalizmit, duke njohur hapat që shpien drejt terrorizmit, indikatorët dhe rastet e ekstremizmit të dhunshëm.
Në kuadër të kësaj punëtorie zyrtarët policorë potencuan rolin e forumeve lokale të sigurisë në bashkësi dhe parandalimin e rasteve të tilla.
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-23
1
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
34
Aksidentet Pa te Lenduar
2119
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
28
Arrestime
11
Ne Mbajtje