Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në një aheng familjar sekuestrohet një armë

Mitrovicë, 03 korrik 2021
Në orët e mbrëmjes në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në një zonë banimi në fshatin Frashër të Mitrovicës. Mbi bazën e informacionit fillestar janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes, ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar një armë të llojit pistoletë dhe një karikator me shtatë fishekë dhe disa gëzhoja.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar B. S., 19 vjeçar, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale ’’përdorim i armës’’ dhe ’’armëmbajtje pa leje’’.
Statstikat e përgjithshme: 2025-07-02
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
47
Aksidentet Pa te Lenduar
2386
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje