Prishtinë, 05 korrik 2021 – Policia e rajonit të Prishtinës vazhdon të organizoj punën e saj parandaluese në të gjitha nivelet e stacioneve dhe njësive për krijimin e rrethanave të sigurt.
Në letë drejtim janë ndërmarrë edhe një sërë veprimesh hetimore dhe operative të cilat në veçanti kanë rezultuar me gjetjen e armëve dhe municioneve si dhe identifikimin e poseduesve të tyre.
Së këndejmi policia e stacionit policor në Podujevë, sot ka kryer një operacion bastisjeje në fshatin “Llapashtinë e Epërme” me ç’ rast ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj:
• Një (1) armë automatike AK47,
• E. M, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
policia e ka shoqëruar për në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” dhe në konsultim me prokurorin e shtetit të njëjtin e ka proceduar më tej.