Prishtinë, 07 korrik 2021 Policia e rajonit të Prishtinës krahas angazhimeve të tjera po vazhdon me punën e saj preventive për forcimin e rregullit si dhe disiplinimin e shfrytëzuesve të rrugës.
Ndërlidhur me këtë masat janë duke u ndërmarrë me qëllim të përmirësimit të treguesve të sigurisë rrugore si dhe uljen e ngjarjeve aksidentale dhe të pasojave që i shoqërojnë ato.
Mbështetur mbi këtë bazë, intensifikimi i këtyre veprimeve policore ka rezultuar që vetëm në harkun kohorë gjashtë ditorë të shqiptohen mbi tre mijë masa administrative për kundërvajtje trafiku të të gjitha llojeve.
Prej tyre nga më të shprehurat;
631 për përdorim të telefonit mobil gjatë drejtimit të mjetit
399 për mosrespektim të shpejtësisë së kufizuar
345 për mos vendosje të rripit të sigurisë
126 për skadim të afatit të regjistrimit të automjetit
109 për drejtim të mjetit pa patentë shofer
Veprimet policore me qëllim të ndërgjegjësimit të pjesëmarrësve në trafik për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, do të shtrihen në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës, dhe njëkohësisht shkelësit e papërmirësueshëm të kodit rrugor do të sanksionohen në përputhje me dispozitat e këtij kodi.