Me datë 08 korrik 2021, policia në Prizren kishte pranuar një informacion se në fshatin Gjonaj te Prizrenit, dëgjohen të shtëna nga arma e zjarrit.
Veprimet policore ishin të menjëhershme dhe gjatë patrullimit në atë lokacion gjetën se i dyshimti A. T, i lindur në vitin 1996, kishte shkrepur disa here në ajër me arsyen se kishte aheg familja dasmë.
Policia informoj prokurorin kujdestar dhe në cilësinë e provës materiale sekuestroj një armë Pistoleta “Ekol Special 99”,shtat ( 7 ) copa fikesh dhe pese 5 gëzhoja te kësaj arme dhe një karikator të zbrazët.
Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.
Policia rajonale në Prizren apelon te qytetarët që rastet e festave apo ahengjeve familjare të mos përdorim armë zjarri të cilat cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe prishin rendin dhe qetësinë publike, andaj moto e policisë është: “Festo me zemër e jo me armë”.