Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen katër (4) persona të kërkuar me urdhëresë nga gjykata themelore në Pejë

Pejë, 19 nëntor 2021
Policia e Kosovës – Stacioni Policor nё Pejë, me datë 18.11.2021, me qëllim të realizimit të urdhëresës së Gjykatës Themelore Pejë, ka realizuar planin operativ ”Ekzekutimi i Urdhëresave penale me burg”.
Janë kërkuar për arrestim gjithsejtë shtatë (7) persona të kërkuar me Urdhëresa të Gjykatës e të dënuar me burg efektiv për vepra të ndryshme penale, katër (4) nga ta janë arrestuar.
Dy nga personat e arrestuar janë dërguar në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, ndërsa dy të tjerë në Gjykatën Themelore në Pejë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore.
Statstikat e përgjithshme: 2025-07-02
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
47
Aksidentet Pa te Lenduar
2386
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje