Sot nga njësitet policore të stacionit Qendra , është identifikuar dhe arrestuar një person i kërkuar.
Personi i kërkuar A.Xh. (mashkull), 31-vjeç, është arrestuar në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë.
Ndaj tij ka qenë aktive një udhëresë nga gjykata për veprën:
Blerje dhe Posedim shperndarje, shitje e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope.
Personi i arrestuar pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar në vuajtje të dënimit.