Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia kufitare e rajonit të Lindjes ndërmerr veprime konkrete

për parandalim të kontrabandës në kufi
Prishtinë 23 nëntor 2021
Policia e Kosovës gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të parandalimit dhe zbulimin e kontrabandës në kufi, sot më 23.11.2021, përmes zyrtarëve policor të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje-Kaçanik nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Zhegër, në koordinim me Njësitë e Task- Forcës (DRK Lindje), sipas planit operativ dhe taktik në teren, në fshatin Kabashë, komuna e Vitisë, fshat i cili graviton afër vijës kufitare me Republikën e Maqedonisë së Veriut, kanë ndalur vozitësin e kamionit Mercedes, pa targa të regjistrimit.
Gjatë kontrollit të kamionit brenda janë gjetur pesë (5) krerë kafshë të kontrabanduara përmes vijës kufitare nga Republika e Maqedonisë së Veriut në territorin e Republikës se Kosovës.
I dyshuari është identifikuar nga Policia me të dhënat (inicialet B.B, viti i lindjes 1982) nga një fshat i Vitisë.
Veprimet policore janë koordinuar me Prokurorin e Shtetit, Doganën e Kosovës dhe AUV-in për procedura të mëtejme.
Statstikat e përgjithshme: 2025-06-16
0
Aksidentet Fatale
25
Aksidentet Me te Lenduar
37
Aksidentet Pa te Lenduar
2063
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
10
Arrestime
8
Ne Mbajtje