Bazuar në projektin “Së bashku kundër bullizmit në shkolla”, në koordinim me DKA-në Prizren, policia ka mbajtur ligjëratë me temen: ,,Së bashku kundër bullizmit në shkolla”, me nxënës të shkollës fillore SH.F.M.U ” Ibrahim Fehmiu ” Arbanë në Prizren, duke ligjëruar temën e bullizmit si dukuri që fëmijët të pajisen me më shumë njohuri sa i përket sjelljeve jo shoqërore të shfaqura nga të miturit, dukurive negative të cilat janë prezente tek të miturit dhe mundësinë e parandalimit të tyre.
Njëkohësisht janë përmendur edhe format dhe llojet e bullizmit si dhe masat për parandalimin e kësaj dukurie.
Me ligjërata të tilla do të vazhdohet edhe me tutje në shkollat tjera te qytetit të Prizrenit.