Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia kufitare rajoni Lindje, parandalon dy raste të kontrabandës me kafshë në Goshicë të Vitisë

Prishtinë 25 nëntor 2021
Me datë 25.11.2021, rreth orës 17:00, në fshatin Goshicë të Vitisë, në dy raste të ndara, Njësia e Taskë Forcës Rajonale Lindje, sipas planit operativ, dhe veprimeve taktike në teren në funksion të parandalimit dhe zbulimit të kontrabandës në kufi, kanë arritur të ndaloj automjetet kombi, që dyshohej se kanë hyrë në Republikën e Kosovës nga Republika e Maqedonisë-veri.
Gjatë realizimit të kontrollit të automjeteve zyrtarët kanë zbuluar disa krerë kafshë të cilat dyshohen se janë kontrabanduar.
Lidhur me rastet janë njoftuar inspektorët kompetent të AVUK-ut dhe Dogana e Kosovës.
Veprimet e policisë janë koordinuar me prokurorin kompetent për procedura të mëtejme hetimore.
Statstikat e përgjithshme: 2025-06-09
0
Aksidentet Fatale
19
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1577
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
7
Ne Mbajtje