Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i kërkuar

Stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, nga një informacion të pranuar inteligjent, sot rreth orës 09:15 në rrugën ‘’Tahir Sinani’’ në Shtime ka arrestuar një person me inicialet A.M (M/K), 25 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’ Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ me dënim burgimi prej tetë 8 muajve.
Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje