Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Suspendohet një zyrtar policor nën dyshimet për shkelje të brendshme disiplinore

Bazuar në Udhëzimin Administrativ “Për Shkeljet, Masat dhe Procedurat Disiplinore në Policinë e Kosovës” 04/2019, përkatësisht neni 24, paragrafi 1.17, është suspenduar një zyrtar policor.
Vendimi mbi suspendimin në kohëzgjatje deri në tri (3) ditë, është marrë për zyrtarin policor (punonjës në Stacionin Policor Qendra Prishtinë), nën dyshimet për shkelje disiplinore të sanksionuar sipas udhëzimit të sipërshënuar.
Policia është strukturë apolitike në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim në orientimet e tyre andaj të gjithë zyrtarët e saj duhet të përmbahen nga komente qofshin ato politike apo të llojeve të tilla të sanksionuara me udhëzimet administrative.
Statstikat e përgjithshme: 2025-07-02
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
47
Aksidentet Pa te Lenduar
2386
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje