Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohet një armë, arrestohet i dyshuari

Sot rreth orës 16:30, në në Fushë Kosovë, është arrestuar një person i dyshuar.
Personi është arresuar, pasi që në rrugë po u ekspozonte një armë zjarri dy personave të tjerë me të cilët ishte i shoqëruar.
Kjo ngjarje është vërejtur nga një hetuese policore, e cila ishte jashtë detyrës zyrtare.
E njëjta pasi është prezantuar si zyrtare policore, ka kërkuar nga i dyshuari që të nisen drejt stacionit policor.
Personi i dyshuar,
A.B, mashkull 45 vjeç, ka tentuar që gjatë rrugës të ikë, mirëpo zyrtarja ka reagur shpejtë, është vënë në ndjekje të tij dhe ka arritë që të arrestoj personin e dyshuar si dhe t’i sekuestroj armën e zjarrit.
Ndaj personit të dyshuar është iniciuar rasti për armëmbajtje pa leje. Pas përfundimit të veprimeve të nevojshme policore rasti do të procedohet në koordinim me prokurorin e shtetit.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje