Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Gjatë vikendit arrestohen nëntë (9) persona për vepra të ndryshme penale

Pejë, 7 shkurt 2022
Gjatë vikendit në zonën e përgjegjësisë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, janë arrestuar nëntë (9) persona.
Njësitet Policore gjatë aktiviteteve në teren, kanë sekuestruar një (1) armë, një (1) karikator dhe dy (2) fishekë të kalibrit 7.65mm, i dyshuari është arrestuar për veprën penale “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48- orë.
Pesë (5) persona janë arrestuar për veprën penale “ lëndim i lehtë trupor” të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje.
Tre (3) persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale me urdhëresë të Gjykatës kompetente, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore.
Statstikat e përgjithshme: 2025-07-02
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
47
Aksidentet Pa te Lenduar
2386
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje