Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Person i zhdukur

Prishtinë, 07 shkurt 2022 – Ju njoftojmë se më datë 05.05.2021, në polici është raportuar për një person të zhdukur.
Bëhet fjalë për personin, Zarife Igrishta e lindur në vitin 1982, banuese në fshatin Mazgit të Obiliqit.
Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore te hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si :
-intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit,
-kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare,
-kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura),
-analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin, etj.
Veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, mirëpo Njësia rajonale e hetimeve të përgjithshme, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit, kërkon kontributin qytetar.
Andaj, inkurajojmë të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me të, t’ia kalojnë ato policisë përmes numrave :192 apo 045192092.
Statstikat e përgjithshme: 2025-07-02
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
47
Aksidentet Pa te Lenduar
2386
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje