Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Prizren realizon urdhëresat e lëshuara nga Gjykata

Prizren, 07shkurt 2022
Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Prizren është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.
Një urdhëresë e tilla është realizuar me datë 04.02.2022, ku rreth orës 18:50, në Prizren është arrestuar dyshuari F.G., 41 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren, kishte lëshuar urdhëresat PED.nr.378/2021 dhe 379/2021, për veprën penale ,,Sulm fizik”.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, të njëjti janë dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej 9 muajve.
Statstikat e përgjithshme: 2025-07-02
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
47
Aksidentet Pa te Lenduar
2386
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje