Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Dërgohen në mbajtje dy persona të dyshuar për veprën Dhunim

Prishtinë, 7 shkurt 2022 – Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht, Njësia e Hetimeve të Përgjithëshme, ka arrestuar sot dy persona të dyshuar për një rast të Dhunimit.
Rasti është raportuar në polici më datë 20.01.2021, ku dyshohet se një person ( femër e lindur në vitin 2001), është dhunuar nga katër persona të dyshuar.
Që nga dita e raportimit, policia kishte filluar hetimin përfshirë këtu bastisjet në lokacione të ndryshme si edhe ndërmarrjen e një varg veprimesh operativo policore, që rezultuan me identifikimin e personave të dyshuar:
– A. O, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe,
– D. R, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
Pas arrestimit me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, ndërkohë që hetuesit policor po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Statstikat e përgjithshme: 2025-07-02
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
47
Aksidentet Pa te Lenduar
2386
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje