Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ligjëratë: ‘Parandalimi i ngacmimeve seksuale’

Prizren, 21 shkurt 2022
Bazuar në projektin “Parandalimi i ngacmimeve seksuale “, drejtoria e policisë në Prizren, përkatësisht policia në Dragash, në bashkëpunim me koordinatoren e dhunës në familje ne kuadër te DRP Prizren dhe drejtorinë e Arsimit, ka mbajtur ligjëratë me nxënësit e klasave të VII, VIII dhe IX- të Shkollës fillore, “Shaban Shabani” në Llapushnik të Dragashit dhe shkollës fillore ,,Fetah Sylejmani” në Dragash , është ligjëruar nga një orë mësimore .
Ligjëratat janë ndarë në një orë mësimore, duke i njohur nxënësit me format e ngacmimeve seksuale ne shkolla. Ky projekt ka për qëllim sensibilizimin e nxënëseve me format e ngacmimeve, raportimin e tyre dhe pasojat që mund ti kenë. Pasojat e ngacmimeve seksuale sigurisht se ndikojnë në aspektin negativ tek nxënësit duke pasur parasysh shëndetin mendor që nxënësit mund të kenë pasoja shoqërore.
Me ligjërata të tilla policia rajonale në Prizren, duke bashkëpunuar më drejtoritë e Arsimit do të vazhdojë edhe në shkolla tjera ne rajonin e Prizrenit. Ne këtë ligjëratë kane marre pjesë një numër i madhe i nxënësve të cilët kanë shfaqur interesim të njihen me temën.
Statstikat e përgjithshme: 2025-07-07
1
Aksidentet Fatale
16
Aksidentet Me te Lenduar
24
Aksidentet Pa te Lenduar
2143
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
12
Arrestime
9
Ne Mbajtje