Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Njësia Rajonale e Trafikut në Pejë vazhdon punën intensive në rregullimin e komunikacionit dhe parandalimin e aksidenteve

Njësia Rajonale e Trafikut në Pejë vazhdon punën intensive në rregullimin e komunikacionit dhe parandalimin e aksidenteve. Kjo njësi ne kuadër të aktiviteteve të shumta ditore kryen edhe punën me radar dhe në punë e sipër ka lëshuar kundërvajtje në shumë prej 300 eurosh me masë mbrojtëse, dhe 3 pikë negative për një vozitës i cili në zonën e qarkullimit 50 km. në orë, ka vozitur 115 km. në orë duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë. Kështu që duke shikuar këto veprime me rrezik nga këta vozitës e automjeteve, Policia kërkon nga qytetarët që të kenë kujdes maksimal gjatë qarkullimit dhe drejtimit t​ë automjeteve.
Të kujdesemi të gjithë së bashku në luftimin e kësaj dukurie të rrezikshme për të gjithë ne!
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje