Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për veprën penale “Kanosje ndaj personave zyrtarë”

Prizren, 05 prill 2022
Më 28 mars, në orën 15:30, në objektin e Kuvendit Komunal në Prizren, në zyre të Drejtorisë për Shërbime Publike, i dyshuari G. P., i datëlindjes 1986 m/sh/k, ushtroi presion dhe i kanosi personat zyrtarë lidhur me një tender për instalimin e ndriçimit publik në komunën e Prizrenit.
Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren me datën 04.04.2022 kanë intervistuar viktimat në lidhje me rastin, ndërsa sot 05.04.2022 në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar edhe i dyshuari i lartcekur.
Me vendim të PTH në Prizren, i dyshuari ndalohet në ndalim policor në kohëzgjatje prej 48 orëve. Rasti nën hetime.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje