Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë nga Gjykata

Vushtrri, 09 qershor 2022
Në orët e mbrëmjes së datës 08 qershor 2022, Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh) në një pikë kontrolli në Vushtrri, ka ndaluar një person për të cilin kishte urdhëresë aktive të lëshuara nga gjykata kompetente.
Sipas urdhëresës aktive është arrestuar i dyshuari, F. S., 30 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar me urdhëresë për vepra penale “ Kanosje” dhe “Vjedhje pylli”.
Pas përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës të gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Statstikat e përgjithshme: 2025-07-07
1
Aksidentet Fatale
16
Aksidentet Me te Lenduar
24
Aksidentet Pa te Lenduar
2143
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
12
Arrestime
9
Ne Mbajtje