Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për dy vepra penale ‘Vjedhje’

Skenderaj, 28 qershor 2022
Si rezultat i hetimeve të zhvilluara, hetuesit e Sektorit të Hetimeve në ne kuadër të Stacionit Policor Skenderaj, kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje”.
Arrestimi i të dyshuarit E.A., 50 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara në dy raste të ndara; rasti i pare ,,Vjedhje e arkës se bamirësisë në furrë buke” i raportuar me datën 16.01.2022 dhe rasti i dytë “vjedhje e një qante në një lokal bukurie (floktare)” i datës 26.06.2022, ku personi në fjale ka kryer veprat penale “Vjedhje”.
Pas procedurave të intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2025-06-17
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
41
Aksidentet Pa te Lenduar
1943
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
7
Ne Mbajtje