Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aktivitetet javore të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor, Drejtoria Rajonale në Gjilan

Gjilan, 08 korrik 2022
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor (NJRKRr), DRP Gjilan gjatë periudhës kohore 01-07.07.2022 kanë shtuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna ku janë shqiptuar total: 919 gjoba për kundërvajtje të ndryshme si: mos respektimi i shpejtësisë, tejkalim në vijë të plotë, drejtimi nën ndikimin e alkoolit, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, mos mbajtja e distancës, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, skadimi i afatit të regjistrimit, përdorimi i telefonave mobil, xhamat e errët, mos brezit të sigurisë (rripit) etj.
Gjatë kësaj jave nga NJRKRR janë ndërmarr aktivitete në:
• Konfiskuar dymbëdhjetë (12) patentë shofer;
• Shqiptuar tetë (8)gjoba për ngasësit e motoçikletave;
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.
Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.
Statstikat e përgjithshme: 2025-07-07
1
Aksidentet Fatale
16
Aksidentet Me te Lenduar
24
Aksidentet Pa te Lenduar
2143
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
12
Arrestime
9
Ne Mbajtje