Patrulla policore në fshatin Brodosanë të Dragashit, gjatë realizimit të patrullimit ka ndalur një veturë të cilën e drejtonte M.V., (viti i lindjes 1995, mashkull kosovar). Gjatë kontrollit të veturës është gjetur një armë e shkurtë dhe një cigare, dyshohet të jetë marihuanë.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, i njëjti është intervistuar dhe ndaj tij janë iniciuar rastet: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe
‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.
Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari ndalohet deri në 48 orë.