Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aktivitete vetëdijësuese ,,Festo me zemër, jo me armë’’ dhe ,,Të kujdesemi për sigurinë’’

Gjilan, 12 korrik 2022
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësiti Rajonale i Komunikacionit Rrugor, njësiti me Biçikleta dhe njësiti i Komunitetit të Stacionit Policor në Gjilan, sot me datën 12/07/2022 kanë zhvilluar një fushatë vetëdijësuese në qytetit të Gjilanit.
Gjatë këtij aktiviteti përpos shpërndarjes së fletëpalosjeve me disa këshilla për vetësiguri, në disa lokacione të cilat janë më të frekuentuara kanë vendosur poster të cilët bëjnë thirrje vetëdijësuese tek qytetarët me moton:
• Festo me zemër, jo me armë (sa më pak armë, më pak tragjedi)
• Të kujdesemi për sigurinë
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon qytetarët dhe mediat që për të gjitha dukuritë negative që i vërejnë të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.
Policia e Kosovës punon dhe vepron për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.
Statstikat e përgjithshme: 2025-07-07
1
Aksidentet Fatale
16
Aksidentet Me te Lenduar
24
Aksidentet Pa te Lenduar
2143
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
12
Arrestime
9
Ne Mbajtje