Dje nga njësite policore të stacionit Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person të dyshuar për disa vjedhje.
Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore, kryesisht në markete.
Puna e hetuesve të stacionit policor qendra, është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë në flagrancë personin e dyshuar:
– S.M . mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal për 6 raste të vjedhjeve.