Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, sekuestrohen tri armë

Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.
Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot hetuesit e stacionit policor veriu, kanë arrestuar dy persona për veprën shkaktim i rrezikut të përgjithshëm si dhe kanë gjetë dhe sekuestruar :
-një pushkë automatike AK47 dhe
-dy revole me gas.
Rasti ka ndodhë me datën 09.07.2022 në afërsi të xhamisë në fshatin Marevc të Prishtinës.
Personat e dyshuar:
1. B.Z mashkul 21vjeç dhe
2. A.L mashkull 19 vjeç,
janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.
Statstikat e përgjithshme: 2025-07-07
1
Aksidentet Fatale
16
Aksidentet Me te Lenduar
24
Aksidentet Pa te Lenduar
2143
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
12
Arrestime
9
Ne Mbajtje